Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HISTORIA ËSHTË BAYER LEVERKUSEN!

Bayer Leverkusen në historinë e futbollit evropian, ndërsa siguron edhe finalen e Ligës së Evropës

Bayer Leverkusen në historinë e futbollit evropian, ndërsa siguron edhe finalen e Ligës së Evropës


9 May, 2024 @23:42

Bayer Leverkusen i Xabi Alonsos ka shkruar histori në futbollin evropian. Duke barazuar sonte me Romën 2-2 në sekondat e fundit të ndeshjes, gjermanët kanë çuar serinë e tyre pa humbje në 49 ndeshje në të gjitha garat dhe me këtë kanë thyer rekordin 59 vjeçar që e mbante Benfica e kohës së Eusebios (dhjetor 1963 - shkurt 1965).

Josip Stanisic shënoi me goditjen e fundit në ndeshje, për t’i siguruar barazimin Bayerit, ndërsa me rezultat të përgjithshëm Xabi Alonso me ekip do të jetë finalist i Ligës së Evropës, që do të luhet në Dublin të Irlandës më 22 maj. Aty ata do të takohen me Atalantën italiane.

Roma, që ishte mposhtur në ndeshjen e parë në “Olimpico” 0-2, e nisi shumë mirë ndeshjen dhe shëoni dy herë me penalltitë e siguruara nga Leandro Paredes (43’pen., 66’pen.). Por, një autogol katastrofik i Gianluca Manicit i dha jetë dhe shpresë Bayerit (82’). E krejt në fund pas asistimit të Granit Xhakës, ka qenë Josip Stanisic (90’+7) që shënoi për delirium të plotë në “Bay Arena”.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League