Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B - ITALIA

Luciano Spalletti 90% të listës gati, për 3 vende të lira 8 lojtarë opcional

Foto: FIGC

Luciano Spalletti 90% të listës gati, për 3 vende të lira 8 lojtarë opcional


15 May, 2024 @14:17

Italia është gati për EURO 2024. Me disa paqartësi, gati. Luciano Spalletti do të ketë detyrën e vështirë të mbrojtjes së titullit me Italinë. Ndeshja e parë e tyre është ndaj Shqipërisë, që llogaritet si ekipi më i dobët i grupit “të vdekjes” dhe nuk do të tolerohet asnjë rezultat tjetër pos fitores aty për azzurrët.

E Spalletti, pas lëndimit të Nicolo Zaniolos dhe qartësimit të mungesës së tij në listë, ka gati 90% të lojtarëve që do të marrin ftesën finale për EURO 2024, kurse për tre vendet e mbetura janë tetë kandidatë për të cilët ai me stafin e tij duhet të binden.

Përndryshe, Italia e Spallettit nuk ka dilema për mbrojtjen. Ata janë të kompletuar dhe nuk ka vend për mbrojtës tjerë. E sa i përket futbollistëve që tashmë pritet të jenë në listë dhe ata opcional, këta janë emrat e publikuar nga La Gazzetta dello Sport sot.

ORARI I TË GJITHA NDESHJEVE DHE GRUPET

ITALIA

LISTA E LOJTARËVE:

Luciano Spalletti

Portierë:

Donnarumma
Vicario
Meret (opcion)
Carnesecchi (opcion)

Mbrojtës:

Darmian
Scalvini
Acerbi
Buongiorno
Calafiori
Mancini
Di Lorenzo
Bellanova
Cambiaso
Dimarco
Bastoni

Mesfushorë:

Jorginho
Cristante
Barella
Frattesi
Pellegrini
El Shaarawy (opcion)
Bonaventura (opcion)
Folorunsho (opcion)

Sulmues:

Scamacca
Retegui
Raspadori
Chiesa
Zaccagni (opcion)
Politano (opcion)
Orsolino (opcion).

 


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani