Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I RI I UEFA-së

Vetëm kapitenët do të mund të flasin me referët në EURO 2024

Vetëm kapitenët do të mund të flasin me referët në EURO 2024


14 May, 2024 @15:08

(BBC Sport)—UEFA u ka bërë të ditur të gjithë kombëtareve pjesëmarrëse në EURO 2024 se vetëm kapitenët e ekipeve do të lejohen t’i afrohen referëve për të folur për vendimet që do të mirren gjatë ndeshjeve në Kampionatin Evropian. Të tjerët, mund të rrezikohen të ndëshkohen me karton të verdhë.

Kjo lëvizje e UEFA-së është parë si një opcion për të ndalë numrin e madh të lojtarëve për t’i bërë presion në skena që shihen si “të këqija për imazh të futbollit”.

Roberto Rosetti, drejtori menaxhues i referimit në UEFA ka thënë se për të ndalë këtë imazh jo të mirë që krijohet, do të kërkohet nga ekipet që vetëm kapiteni jetë personi që do të mund të diskutojë për cilindo vendim gjatë ndeshjes.

Kampionati Evropian EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani nis më 14 qershor 2024, të premten, në ndeshjen ku vendasit do të luajnë me Skocinë.

“Kërkojmë nga kapitenët që të sigurojnë se bashkëlojtarët e tyre nuk do të afrohen për të rrethuar referin e ndeshjes, duke lejuar bisedat direkte me kapitenët ashtu që të vendimi të mirret me kohë dhe në mënyrë të respektueshme,” ka thënë Rosetti, transmeton BBC Sport.

“Natyrisht, nëse kapiten është portieri, do të nominohet një lojtar tjetër nga ekipi për të kryer rolin e tij nëse ngjarja zhvillohet në pjesën tjetër të fushës. Përndryshe, të tjerët rrezikohen të ndëshkohen me kartonë të verdhë,” ka shtuar ai.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani