GJERMANI
Julian Nagelsmann vendos, shuan spekulimet
19 April, 2024 @11:17
Spekulimet për të ardhmen e gjermanit Julian Nagelsmann kanë përfunduar sot.
I shumëpërfoluri për një rikthim te Bayerni si kryetrajner apo për marrjen e drejtimit të Liverpoolit pas largimit të Klopp, ka shuar spekulimet për të ardhmën e tij sot.
36-vjeçari sot ka zgjatur zyrtarisht kontratën me Kombëtaren Gjermane të futbollit, të cilën do të vazhdojë ta drejtojë edhe pas kampionatit evropian të kësaj vere, e kontrata e tij do ta përfshijë edhe drejtimin e gjermanëve në Botërorin e vitit 2026.
Kështu, Nagelsmann nuk është më në “tregun” e trajnerëve këtë verë. Bayerni, Liverpooli e ndoshta edhe Manchester United duhet të kërkojnë emra të tjerë.