NIKOQIRI I EUROS, RIKTHEHEN FORMËN
Gjermania i rikthehet fitores, duke e mposhtur Francën!
24 March, 2024 @1:30
Florian Wirtz ka shënuar gol pas vetëm shtatë sekondave lojë për Gjermaninë në miqësoren ndaj Francës, për ta kthyer ekipin e drejtuar nga Julian Nagelsmann në ritëm të fitores, pas tri ndeshjeve pa fitore në fund të vitit të shkuar.
Gjermania mposhti Francën si mysafire të shtunën mbrëma, Franca - Gjermania 0-2 [Wirtz 1’, Havertz 49’], ndërsa ëirtz pranoi topin nga mesi i fushës prej Toni Kroosit, për të shënuar me devijim. Për mesfushorin Kroos (34 vjeç), ka qenë ndeshja e parë prej se iu rikthyer kombëtares, pas shpalljes së pensionimit tre vite më parë.
Në pjesë të dytë Kai Havertz vulosi fitoren e “panzerëve” ndërsa Franca nuk ishte në nivel të vetin, ku pos një rasti të Kylian Mbappes në mes të pjesës së parë, ekipi nuk rrezikoi seriozisht portën e mysafirëve.
Wirtz përndryshe hyri në histori, pasi që u bë lojtari që shënoi golin më të shpejt në histori të kombëtares.
Gjermania përndryshe është nikoqire e evropianit “EURO 2024” dhe është pjesë e saj si nikoqire. Franca në anën tjetër, llogaritet si ndër skuadrat më favorite për të fituar titullin në EURO.