Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FTESAT E SYLVINHOS PËR MIQËSORET E MARSIT

Arbër Hoxha merr ftesën e Sylvinhos, Shqipëria publikon listën e të ftuarve të marsit

Foto: FSHF

Arbër Hoxha merr ftesën e Sylvinhos, Shqipëria publikon listën e të ftuarve të marsit


15 March, 2024 @12:08

Futbollisti i Dinamos, Arbër Hoxha, është ftuar nga selektori brazilian i Shqipërisë Sylvinho për miqësoret e muajit mars. Kjo është risia më e madhe në ftesat e kombëtares shqiptare, ndërsa Hoxha që mbrëmë shënoi gol për Dinamon e Zagrebit ndaj PAOK-ut, tashmë është në rrugë tepër të mirë për EURO 2024, me rënien e madhe që pësoi Arbnor Muja në muajt e fundit.

LISTA E LOJTARËVE TË FTUAR:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Enea Mihaj, Fred Veseli, Jon Mersinaj, Marash Kumbulla, Mario Mitaj, Naser Aliji.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Qazim Laçi, Keidi Bare.

Sulmues: Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi, Rey Manaj dhe Armando Broja.

Shqipëria gjatë marsit do të zhvillojë dy miqësore. Një në Itali, ku do të luajë ndaj Kilit në Parma më 22 mars, ndërsa më 25 mars është mysafire e Suedisë në Stockholm.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani