Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLOTARIA PËR BILETA

UEFA jep përgjigje për biletat e llotarisë për EURO 2024

UEFA jep përgjigje për biletat e llotarisë për EURO 2024


25 January, 2024 @11:25

Adhuruesit që kanë aplikuar për bileta të EURO 2024 përmes llotarisë së madhe të UEFA-së gjatë dhjetorit të kaluar, sot e tutje mund të shohin përgjigjet e tyre në faqen e UEFA-së ku kanë aplikuar për ato.

Dhjetëra tifozë nga Kosova që kanë aplikuar për bileta drejt EURO 2024, kanë bërë të ditur për TopSporti.com se shumica nuk kanë pasur fat në llotari, ndërsa ka edhe të tillë që kanë fituar, një biletë ose dy maksimalisht prej më shumë se 10 biletave që kanë aplikuar për person.

UEFA

Të gjithë ata që kanë aplikuar për bileta drejt EURO 2024 përmes llotarisë së hapur të UEFA-së, mund të shikojnë nëse kanë fituar ndonjë biletë për ndeshjet e aplikuara në EURO 2024 përmes kësaj vegëze: https://euro2024-fans.tickets.uefa.com/lottery/welcome_en.html

UEFA ende nuk ka dërguar e-mail zyrtar te aplikantët për aplikim të suksesshëm, pjesërisht të suksesshëm ose të pasuksesshëm, por në faqen zyrtare të UEFA-së mund të shihet se a ka pasur fat apo jo aplikuesi.

UEFA


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani