Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TOP ME TEKNOLOGJI TË RE

EURO 2024: “Fussballliebe” me teknologji të re brenda topit

Fotot: uefa.com

EURO 2024: “Fussballliebe” me teknologji të re brenda topit


15 November, 2023 @10:49

UEFA sot ka zyrtarizuar topin e ri dhe zyrtar që do të përdoret për ndeshjet e Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”. Derisa ekipet e ndryshme veçse kanë siguruar kualifikimin, në përballjet e kësaj jave pritet që të marrin biletat edhe vendet tjera.

Shqipëria është një pikë larg sigurimit të EURO 2024, ndërsa do të ndeshet së pari me Moldavinë e pastaj me Ishujt Faroe për të kërkuar përfundimisht biletën. Derisa Kosova nuk ka gjasa të sigurojë EUROn, Zvicra në grup me Kosovën do të kërkojë që me fitore ndaj Izraelit të vulosë pjesëmarrjen në evropian.

Football

Dizajni i topit është thënë të jetë inspiruar nga kënaqësia dhe energjia që sjell turneu, ndërsa do të përmbajë Connected Ball Technology për herë të parë. Topi është punuar nga kompania “Adidas”.

Fussballliebe, emri i topit zyrtar, që do të thotë nga gjermanishtja - dashuria mbi futbollin, u prezantua në Olympiastadion të Berlinit, ndërsa teknologjia Connected Ball Tech do të jep të dhëna në secilin element të lëvijës së topit, duke kontribuuar në vendimet e VAR-it. Pjesa e jashtme e topit është përkrahur nga CTR-CORE, që është dizajnuar për saktësi dhe konsistiencë, duke përkrahur lëvizjen e shpejtë, lojën precize, duke ruajtur formën dhe lëvizjet ajrore të topit.

Fussballliebe

“UEFA EURO është kulmi i garave të shteteve evropiane dhe jemi siguruar që të japim maksimumin e cilësisë si në paisje ashtu edhe në stadiume,” ka thënë ndër të tjera Zvonimir Boban, shef i futbollit dhe drejtor teknik i UEFA-së.

Evropiani “EURO 2024” do të mbahet prej 14 qershor deri më 14 korrik të vitit 2024 në dhjetë qytete gjermane: Berlin, Këln, Dortmund, Dyseldorf, Frankfurt, Gelzenkirhen, Hamburg, Lajpcig, Mynih e Shtutgart.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani