SHORTI PËR EURO-2024
Sot Shqipëria mëson kundërshtarët e grupit në evropian
2 December, 2023 @9:31
Shqipëria ka siguruar kualifikimin në Kampionatin e dytë evropian në histori të vendit, ndërsa pas EURO 2016 kuqezinjtë kanë marrë biletë edhe për EURO 2024.
Derisa EURO 2016 u mbajt në Francë, kjo e radhës mbahet në Gjermani.
Sonte, duke filluar prej orës 18:00 UEFA do të transmetojë dhe hedh shortin për të përcaktuar grupet e EURO 2024. Në Elbphilharmonie të Hamburgut prej orës 18:00 fryma do të mbahet, ndërsa përzgjedhësit me kryetarët e Federatave sigurisht do të reagojnë emocionalisht për fatin që i pret në EURO 2024.
Pos Gjermanisë, që si organizatore ka vendin e saj të sigurt në Grupin A dhe si bartës nga vazoja e parë, të tjerat ekipe kanë të përcaktuara vetëm vazot.
Gjithashtu, tre skuadrat e fundit të kualifikuara nga playoffi i Ligës së Kombeve do të kuptohen në mars të vitit 2024, mirëpo ato do të jenë gjithashtu pjesë e shortit, si fitues potencial të finales së playoffit, A, B dhe C - varësisht të cilës Ligë të Kombeve.
Shqipëria fitoi për herë të parë në histori të saj grupin kualifikues për EURO, ndërsa me rregullin e ri të UEFA-së ata u renditën lart në vazon e dytë.
Ajo që dihet sigurt prej tash është se Shqipëria nuk do të ketë kundërshtarë të grupit në EURO 2024 këto ekipe: Hungaria, Turqia, Rumania, Danimarka dhe Austria - pasi që të gjitha këto janë në vazon e dytë, sikurse Shqipëria.
Kurse çka do të thotë shorti, nga secila Shqipëria do të shortohet me nga një kundërshtar për vazo. E kjo do të mesohet sonte, derisa në VAZO 1 janë: Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika, Anglia. Në VAZO 3 janë: Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia. Kurse vazoja e fundit, 4 përmban: Italia, Serbia, Zvicra, Playoff A, Playoff B dhe Playoff C.
Cilin kundërshtar do ta donit për Shqipërinë nga cila vazo?