Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INTERVISTË

“Shpresojmë të jemi Maroku i Kampionatit Evropian!”

“Shpresojmë të jemi Maroku i Kampionatit Evropian!”


29 January, 2024 @16:05

Ardian Ismajli, qendërmbrojtësi i Kombëtares Shqiptare dhe Empolit, ditë më parë dha një intervistë për emisionin Sport ON të Radio Urban FM.

Ismajli foli rreth Kombëtares Shqiptare, Evropianit të ardhshëm si dhe karrierës së tij në Serie A, ku me Empolin ai po synon të shkruajë histori, duke mbetur me këtë skuadër për 3 vite radhazi në Serie A.

I pyetur rreth kualifikimit të Shqipërisë në Evropian, qendërmbrojtsi shqiptar deklaroi:

*Kemi një grup shumë të mirë të lojtarëve dhe padyshim që kjo ka ndikuar te suksesi i arritur. Jemi dhe luajmë të bashkuar dhe kjo dha rezultat. Padyshim, rol të madh ka luajtur trajneri dhe stafi i tij profesionist si dhe ndryshimi i formacionit në 4-2-3-1, që është më i përshtatshëm për skuadrën tonë.

Sa i përket grupit të Evropianit. jemi në grupin e vdekjes. Grupi është shumë i vështirë.

Edhe pse Kroacia nuk e ka gjeneratën e njëjtë të kampionateve të fundit, prapë mbetet një skuadër e fortë. Ndërrim të gjeneratës ka edhe Italia, kurse të fortën e grupit e cilësoj Spanjën, sidomos për shkak të stilit të lojës që ka.

Lojën e parë e kemi me Italinë dhe ne kemi rreth 10 lojtarë që luajnë në Serie A, prandaj kjo mund të na ndihmojë në njohjen e kundërshtarit.” - u shpreh 27-vjeçari.

Më tutje, Ismajli shtoi:

“Në kampionat evropian do ta japim maksimumin pa pikë dyshimi. Do të kemi shumë përkrahje në Gjermani dhe do ta bëjmë të pamundurën që të jemi befasia e Evropianit. Shpresojmë të jemi Maroku i Kampionatit Evropian.

Siç ndodhë gjithmonë, në kampionate botërore e evropiane gjithmonë ka mundësi që lojtarë të ndryshëm ta tregojnë veten dhe të bien në sy të trajnerëve e skautëve, që ta bëjnë pastaj hapin e madh të karrierës. Shpresoj që kjo të ndodhë edhe për lojtarët tonë.”

Sa i përket sulmuesit me të cilin Ismajli ka hasur në më shumë vështirësi për ta markuar, ai u shpreh:

“Ka shumë sulmues të mirë në Serie A, por do ta veçoja Romelu Lukakun. Për shkak të fizikut të tij, ai është shumë vështirë të markohet.”

Kujtojmë që Ardian Ismajli karrierën e ka filluar te skuadra e 2 Korrikut, ndërkohë për Shqipërinë deri më tash ka zhvilluar gjithsej 35 paraqitje.

Intevistën e plotë mund ta shikoni në vegëzen e mëposhtme:


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani