Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANALIZA E GOAL.COM — POWER RANKINGS

Goal: Shqipëria e parafundit me gjasa në EURO 2024

Goal: Shqipëria e parafundit me gjasa në EURO 2024


28 March, 2024 @2:15

Webfaqja e njohur futbollistike, Goal.com ka renditur të 24 kombëtaret që kanë prerë biletën për në Gjermani këtë verë, me gjasat e tyre për sukses në EURO 2024 prej të parit me më së shumti gjasa, deri te ai me më së paku gjasa.

Në këtë artikull, Power Rankings, siç e quan Goal.com që në rreshtin e parë Shqipërinë bashkë me Gjeorgjinë e cilëson si befasues që është kualifikuar, ndërsa kuqezinjtë i rendit të 23-tit me gjasa për të bërë diçka në EURO 2024 nga 24 ekipe, ku në vend të fundit është debutuesja në evropian, Gjeorgjia - që përmes penalltive në finale të playoffit nga Liga C e Kombeve siguroi biletën për EURO!

ORARI I TË GJITHA NDESHJEVE NË EURO 2024

Mëposhtë, po i rendisim skuadrat sipas artikullit Power Rankings për EURO 2024 nga Goal.com duke përkthyer edhe shpjegimin e dhënë nga mediumi në fjalë për kuqezinjtë e drejtuar nga braziliani Sylvinho.

24. Gjeorgjia.

23. ShqipëriaZbulimi i kualifikimeve për EURO, Shqipëria me pikën e nevojshme në Moldavi në nëntorin e kaluar siguroi EUROn, për të dytën herë në histori të vendit të saj.
Ajo çka është për tu theksuar për shqiponjat e drejtuara nga ish lojtari i Arsenalit dhe Barcelonës, Syvinho, është që u mposhtën në ndeshjen e parë kualifikuese nga Polonia 1-0. Sidoqoftë, ata më pas kapën 15 pikë nga 21 të mundshme, me fitore senzacionale ndaj Çekisë 3-0 për të regjistruar episod të jashtëzakonshëm dhe historik prej shtatë ndeshjeve pa humbje në ecurinë e tyre në Grupin E kualifikues.
Edhe pse, Shqipëria mposhti edhe Poloninë në shtëpi gjatë kualifikimeve dhe ka lojtarë të dëshmuar në Seria A si Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti dhe Nedim Bajrami, do të jetë një befasi e madhe po qe se arrijnë të kualifikohen nga grupi i tyre në Gjermani, pasi që shorti për ta nuk do të mund të ishte më i keq se kaq, kur i hodhi në Grupin B me Spanjën, Italinë e Kroacinë.
Për më tepër, humbjet e njëpasnjëshme përgjatë miqësoreve të marsit nga Kili dhe Suedia nuk dhanë asnjë shenjë për të ngritur pritjet për kombëtaren.

22. Polonia
21. Serbia
20. Skocia
19. Rumania
18. Sllovenia
17. Çekia
16. Zvicra
15. Sllovakia
14. Ukraina
13. Turqia
12. Danimarka
11. Kroacia
10. Holanda
9. Austria
8. Hungaria
7. Italia
6. Spanja
5. Gjermania
4. Anglia
3. Belgjika
2. Portugalia
1. Franca.

ORARI I TË GJITHA NDESHJEVE NË EURO 2024


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani