ITALIA NË EURO 2024
Rezultatet s’japin shpresa, Zaniolo humb EUROn
15 May, 2024 @11:20
Futbollisti italian Nicolo Zaniolo nuk do të mund të jetë pjesë e listës së ftesave përfundimtare për Kampionat Evropian nga selektori Luciano Spalletti. Lëndimi i tij nga ndeshja Aston Villa - Liverpool, ka qenë më serioz sesa dukej fillimisht dhe është parë mikrofraktura që do ta lë atë jashtë fushave për minimalisht një muaj, ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport mbrëmë.
Luciano Spalletti ditë më parë deklaroi se 70-80% e listës tashmë dihet dhe kanë mbetur edhe pak vlerësime për të kompletuar listën përfundimtare të azzurrëve drejt EUROs që nis më 14 qershor në Gjermani, ndërsa Italia ndeshjen e parë si mbrojtëse e titullut të evropianit e ka ndaj Shqipërisë më 15 qershor.
Mesfushori i krahut 24 vjeçar është i rregullt në kombëtaren italiane, ndërsa pas kalimit të gjeneratave ka arritur në kombëtaren A ku ka 19 paraqitje. Ai është 190 centimetra i gjatë. Këtë stinor, histori për Aston Villën ai ka bërë 25 paraqitje, duke shënuar dy gola, ndërsa ka 10 paraqitje në Ligë të Konferencës. Përndryshe Italia si mbrojtëse e titullit këtë herë do të jetë pjesë e grupit “të vdekjes” ku pos Shqipërisë rivalë do ta ketë edhe Spanjën e Kroacinë. Azzurrët janë dy herë fitues të EUROs.