Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI A - HUNGARIA

Marco Rossi shpalli listën e Hungarisë për EURO 2024

Fotot: MLSZ

Marco Rossi shpalli listën e Hungarisë për EURO 2024


15 May, 2024 @14:01

Selektori italian i Hungarisë, Marco Rossi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për EURO 2024. Me 26 lojtarë në dispozicion dhe 5 rezerva për çdo rast, Rossi ka luajtur letrën e përvojës në ekipin që ka përzgjedhur për EURO 2024, ku shpejt pritet të nis edhe përgatitjet.

Hungaria është në Grupin A të EURO 2024 me nikoqiren Gjermaninë, Skocinë dhe Zvicrën. Kampionatin do ta hapin në përballje ndaj Zvicrës. Përzgjedhësi Rossi për faqen zyrtare të Federatës përkatëse ka deklaruar.

“Fatmirësisht faza jonë përgatitore do të jetë më e gjatë se e kundërshtarëve. Ne do t’ia nisim punës më 27 maj. Kur e bëmë përbërjen, bashkë me performancën e lojtarëve kemi shikuar edhe aspektet tjera, përfshirë edhe ata që kanë pjesë e kualifikimeve. Përndryshe, nuk kemi parë ndonjë performancë të jashtëzakonshme të ndonjë lojtari që nuk ka qenë pjesë e kombëtares për t’ia arsyetuar ftesën,” ka thënë italiani që menaxhon ekipin kombëtar të hungarezëve.

ORARI I TË GJITHA NDESHJEVE DHE GRUPET


HUNGARIA

LISTA E LOJTARËVE

Marco Rossi

Portierë:

Dénes Dibusz (Ferencvárosi TC)
Péter Gulácsi (RB Leipzig)
Péter Szappanos (Paksi FC)

Mbrojtës:

Balogh Botond (Parma)
Endre Botka (Ferencvárosi TC)
Márton Dárdai (Hertha BSC)
Attila Fiola (Fehérvár FC)
Ádám Lang (Omonia Nicosia) )
Willi Orbán (RB Leipzig)
Attila Szalai (SC Freiburg)

Mesfushorë:

Bendegúz Bolla (Servette FC)
Mihály Kata (MTK)
Milos Kerkez (AFC Bournemouth)
László Kleinheisler (Hajduk Split)
Ádám Nagy (Spezia Calcio)
Zsolt Nagy (Puskás Academy FC )
Nego Loic (Le Havre AC)
András Schäfer (Union Berlin)
Callum Styles (Sunderland AFC)

Sulmues:

Ádám Martin (Ulszan Hyundai)
Kevin Csoboth (Újpest FC)
Dániel Gazdag (Philadelphia Union)
Krisztofer Horváth (Kecskeméti TE)
Roland Sallai (SC Freiburg)
Dominik Szoboszlai (FC Liverpool)
Barnabás Varga (Ferencvárosi TC)

Lista rezervë:

Krisztián Lisztes (Ferencvárosi TC)
Attila Mocsi (Rizespor)
Balázs Tóth (Fehérvár FC)
Zalán Vancsa (Lommel SK)
Bálint Vécsei (Paksi FC).

Përndryshe, në fazën përgatitore para EUROs, Hungaria ka aranzhuar dy miqësore. Së pari luan ndaj Irlandës e pastaj ndaj Izraelit.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani