Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NAPOLI ZYRTARIZON TRAJNERIN E RI

Antonio Conte bëhet trajner i ri i Napolit

Antonio Conte bëhet trajner i ri i Napolit


5 June, 2024 @12:02

Edhe zyrtarisht sot, Antonio Conte është trajner i ri i Napolit. Ekipi ku luan kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, tash e tutje do të punojë me italianin që kërkon trofe, ndërsa Conte ka nënshkruar kontratë të vlefshme me ekipin nga “Diego Maradona” deri në fund të qershorit të vitit 2027.

“Jam i lumtur dhe i emocionuar me idenë e uljes në bankën e të kaltërve. Një gjë mund të premtoj që tash: Do të bëj më të mirën për rritjen e ekipit dhe klubit. Angazhimi im dhe i gjithë stafit që do ta kem pranë do të jetë - i plotë,” - ka thënë Conte për faqen zyrtare të ish kampionit të Italisë.

Në stinorin e lënë pas, Napoli përfundoi në pozitë të dhjetë të renditjes tabelare në Serie A! Ndërsa në stinorin 2022/23 u bë kampion. Conte do të provojë të rikthejë skuadrën në TOP-4 të futbollit italian, për të siguruar garat evropiane në nivel më t lartë.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A