Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AZZURRËT BARAZOJNË!

Italia ende në kërkim të lojës, barazon me Turqinë

Foto: FIGC

Italia ende në kërkim të lojës, barazon me Turqinë


4 June, 2024 @23:22

Rivali i parë i Shqipërisë në EURO 2024, Italia ka barazuar pa gola ndaj Turqisë sonte në “Renato Dall’Ara” të Bolognës.

Sikurse edhe komenti i prestigjiozës italiane, La Gazzetta dello Sport, Italia ende nuk është “aty”!

Luciano Spalletti është në kërkim të ekipit më të mirë për në EURO, ndërsa “azzurrët” janë mbrojtës të titullit të Evropës, pra kampionë aktual.

ORARI I NDESHJEVE NË EURO DHE GRUPET

Raste nuk kishte shumë për italianët sonte ndaj Turqisë, ndërsa më i rrezikshmi dukej krahu i Interit, Federico Dimarco, i cili krijonte hapësirë dhe mundësonte depërtime.

Në fund, Italia u nda 0-0 me Turqinë, që gjithashtu drejtohet nga italiani Vincenzo Montella. Para ndeshjes me Shqipërinë në kuadër të EURO 2024, Italia do të luajë testin e fundit ndaj Bosnje e Hercegovinës më 9 qershor në “Carlo Castellani” të Empolit.

11-shet startuese:

ITALIA: Vicario, Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Dimarco, Cristante, Jorginho, Orsolini, Pellegrini, Chiesa, Retegui.

TURQIA: Altay Bayındır, Zeki Çelik, Ozan Kabak, Abdülkerim Bardakcı, Mert Müldür, Kaan Ayhan, Hakan Çalhanoğlu, Oğuz Aydın, Yusuf Yazıcı, Kenan Yıldız, Barış Alper Yılmaz.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani