SHPALLET EKSPEDITA DREJT EUROs
Sylvinho fton Hoxhën, lë anash Mujën, Uzunin…
27 May, 2024 @16:43
Brazilini i kombëtares shqiptare, Sylvinho ka publikuar sot ftesat preliminare të kuqezinjëve për rrugëtimin në EURO 2024, ndërsa në listë është përfshirë Arbër Hoxha i Dinamos së Zagrebit që debutoi në miqësoret e marsit.
Arbnor Muja, Myrto Uzuni, Sokol Cikalleshi, Keidi Bare - janë lënë anash, pra nuk kanë marrë ftesa për në Gjermani, ndërsa është përfshirë mesfushori i talentuar Medon Berisha qëluan për kombëtaren U21.
Përzgjedhëi i Shqipërisë, Sylvinho, nuk ka harruar edhe pak përvojë nga EURO-ja e kaluar, duke ftuar çiftin Naser Aliji e Amir Abrashi, ndërsa lista e plotë e kuqezinjëve është mëposhtë.
ORARI I NDESHJEVE DHE GRUPET NË EURO 2024
LISTA E SHQIPËRISË
PORTIERË: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni
MBROJTËS: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj
MESFUSHORË: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani
SULMUES: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rei Manaj, Taulant Seferi.
Përndryshe, Shqipëria që po shkon në EUROn e dytë në histori të saj kësaj radhe është në grupin e “vdekjes” ndërsa llogaritet ekipi më i dobët i grupit, duke pasur parasysh që në grup ka mbrojtësin aktual të titullit të evropianit, Italinë, pastaj Kroacinë gjysmëfinaliste të Botërorit të fundit dhe Spanjën, gjithmonë të rrezikshme.