GRUPI A - GJERMANIA
Julian Nagelsmann publikon listën e Gjermanisë për EURO 2024
16 May, 2024 @15:01
Pa disa lojtarë që kanë qenë në formë të mirë këtë stinor, Julian Nagelsmann ka publikuar listën preliminare të Gjermanisë për EURO 2024. Organizatori dhe nikoqiri i kampionatit evropian, është në kërkim të rimëkëmbjes si kombëtare dhe nën drejtimin e Nagelsmannit po përpiqet të ngritet në nivelin ku ka qenë më parë.
Përndryshe, reagimet e para veçse kanë ardhur pas publikimit të listës preliminare, pasi që përzgjedhësi gjerman ka lënë jashtë liste mbrojtësin me përvojë të Borussia Dortmundit Matts Hummels, pastaj mesfushorin e Bayernit Leon Goretzka si dhe krahun sulmues të Borussia Dortmundit, Julian Brandt.
ORARI I TË GJITHA NDESHJEVE DHE GRUPET
Sidoqoftë, ekipi i “panzerëve” duket premtues me yje në ngritje derisa barrën kryesore pritet ta mbajnë Florian Wirtz, Maximilian Mittelstadt e Maximilian Beier. Me të dëshmuarit, Niclas Fullkrug, Leroy Sane dhe Ilkay Gundogan, si dhe portë të sigurtë me Manuel Neuerin, Gjermania do të hap kampionatin në Mynih ndaj Skocës më 14 qershor para se të takohet me rivalët tjerë të Grupit A, Hungarinë dhe Zvicrën.
GJERMANIA
LISTA E LOJTARËVE:
Portierë:
Marc-Andre ter Stegen (Barcelona)
Bernd Leno (Fulham)
Oliver Baumann (Hoffenheim)
Mbrojtës:
Joshua Kimmich (Bayern)
Antonio Rudiger (Real Madrid)
Jonathan Tah (Bayer)
David Raum (Leipzig)
Benjamin Henrichs (Leipzig)
Robin Koch (Eintracht)
Waldemar Anton (Stuttgart)
Jan-Niklas Beste (Heidenheim)
Maximilian Mittelstadt (Stuttgart)
Mesfushorë:
Toni Kross (Real Madrid)
Ilkay Gundogan (Barcelona)
Jamal Musiala (Bayern)
Florian Wirtz (Bayer)
Pascal Gross (Brighton)
Robert Andrich (Bayer)
Chris Fuhrich (Stuttgart)
Sulmues:
Thomas Muller (Bayern)
Kai Havertz (Arsenal)
Niclas Fullkrug (Dortmund)
Maximilian Beier (Hoffenheim)
Deniz Undav (Stuttgart).