Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VIZIONI I VOKRRIT

Fadil Vokrri i dha idenë Armand Dukës për tu bërë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së

TOPSPORTI/ D. S.

Fadil Vokrri i dha idenë Armand Dukës për tu bërë pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së


16 May, 2024 @12:15

Legjenda e futbollit të Kosovës, i ndjeri Fadil Vokrri ka qenë njeriu që i ka dhënë idenë kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka për tu bërë pjesë e Komitetit Ekzekutiv (KE) të UEFA-së.

Ish-kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) tash i ndjerë, Fadil Vokrri, në një takim me Dukën në zyret e UEFA-së në Zvicër i kishte thënë kreu të FSHF-së se pse nuk po kandidon për KE!

Këtë informatë, Duka e bëri të ditur në një intervistë dhënë për emisionin Opinion në Shqipëri, ndërsa sot e plasoi edhe FSHF-ja në faqen zyrtare të saj. Vizioni i Vokrrit, që sot i mungon shumë futbollit të Kosovës, u pa të ishte i një niveli më të lartë dhe kjo po dëshmohet dita-ditës.

“Po të kthehem në vitet e para, 2002 kur unë jam zgjedhur President i Federatës së Futbollit, unë as që e mendoja se do të kandidoja ose do të pretendoja për të qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv apo Zv.President i UEFA-s. Më vonë, vit pas viti fillova të mendoja se ne edhe mund të përfaqësohemi pak më mirë. Pas një mbledhje që kishim në Zvicër isha me Fadil Vokrri dhe ai më tha që “pse nuk kandidon për Komitet Ekzekutiv” dhe aty fillova duke e menduar këtë gjë. Takova 2-3 kolegë dhe i pyeta. Pastaj kandidova për Komitet Ekzekutiv, në zgjedhjet e fundit isha dhe kjo është në përgjithësi tradita në UEFA, ai që votohet më shumë, bëhet Zv.President i UEFA-s dhe unë isha më i votuari në Kongres dhe u zgjodha”, tha Duka.

 


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani