KROOS LË FUTBOLLIN AKTIV
Toni Kroos pensionohet nga futbolli pas EUROs
21 May, 2024 @13:02
Mesfushori legjendar gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, do ta lë futbollin aktiv pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”, ka bërë të ditur sot klubi madrilen.
Kroos që ka ardhur në vitin 2014 te Real Madridi nga Bayern Muncheni dhe ka kaluar periudhën ndër më të suksesshme të klubit madrilen në histori, ka fituar 22 tituj në 463 ndeshje të luajtura për ekipin.
Real Madrid me Kroosin ka festuar 4 Liga të Kampionëve, 5 Kupa Botërore të klubeve, 4 Superkupa evropiane, 4 LaLiga, 1 CopaDelRey dhe 4 Superkupa të Spanjës. Me Gjermaninë, Kroos është bërë kampion bote në “Brazili 2014”.