Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B - KROACIA

Kroacia me 35 futbollistë në listën e gjerë për EURO 2024

Fotot: HNS

Kroacia me 35 futbollistë në listën e gjerë për EURO 2024


20 May, 2024 @15:21

Tridhjetë e pesë futbollistë janë përfshirë në listën e gjerë të përzgjedhësit të Kroacisë në futboll, Zlatko Dalic. Nëntë janë në listën rezervë, që do të mund të përfshihen nëse dëshmohen në përgatitore para EURO, kurse “truri” i Kroacisë Luka Modric pritet të udhëheq ekipin e “të zjarrtëve” në evropian.

Kroacia është në grupin “e vdekjes” në EURO 2024, ku pos Spanjës e Italisë do të luajë edhe ndaj Shqipërisë. Shqipëria me Kroacinë takohen në Hamburg, në kuadër të xhiros së dytë të fazës grupore në ndeshjet e Grupit B. Në start, Kroacia më 15 qershor luan ndaj ish-kampionit të Evropës, Spanjës.

ORARI I TË GJITHA NDESHJEVE dhe GRUPET

KROACIA

LISTA E LOJTARËVE

Portierë:

Dominik Livakovic,
Ivica Ivusic,
Nediljko Labrobvic.

Mbrojtës:

Domagoj Vida,
Josip Juranovic,
Josko Gvardiol,
Borna Sosa,
Josip Stanisic,
Josip Sutalo,
Martin Erlic,
Marin Pongrancic.

Mesfushorë:

Luka Modric,
Mateo Kovacic,
Marcelo Brozovic,
Mario Pasalic,
Nikola Vlasic,
Lovro Majer,
Luka Ivanusec,
Luka Sucic,
Martin Baturina.

Sulmues:

Ivan Perisic,
Andrej Kramaric,
Bruno Petkovic,
Marko Pjaca,
Ante Budimir,
Marco Pasalic.

Lista shtesë:

Borna Barisic,
Duje Caleta-Car,
Kristijan Jakic,
Dominik Kotarski,
Toni Fruk,
Marin Ljubicic,
Igor Matanovic,
Niko Kristian Sigur,
Petar Sucic.

Tash nga ky grup, kanë mbetur edhe Spanja dhe Shqipëria pa publikuar listat. Por, spanjollët kanë bërë të ditur së paku datën e publikimit të ftesave, më 27 maj prej orës 11:00.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani