Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E KROATËVE

Kroacia lehtë e shpejt në miqësoren e parë

Kroacia lehtë e shpejt në miqësoren e parë


3 June, 2024 @21:05

Rivali i Grupit B i Shqipërisë në EURO 2024, Kroacia ka kaluar shpejt e lehtë kundërshtarin e parë në miqësoret e qershorit sonte, që po shërbejnë si ndeshje përgatitore para evropianit.

Kroacia ka mposhtur Maqedoninë Veriore 3-0 [Majer 10’, 45’, Pasalic 79’] ndërsa Zlatko Dalic përzgjedhës i kroatëve ka bërë 6 zëvendësime në ndeshje për të provuar lojtarë në këtë përballje, ndërsa “të zjarrtit” nuk kanë zhgënjyer atë, pasi që Marco Pasalic dha gol 13 minuta pasi që u fut në lojë.

EURO 2024: ORARI I NDESHJEVE dhe GRUPET

Miqësorja tjetër e Kroacisë është ndaj Portugalisë më 8 qershor dhe e fundit para evropianit, ku ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Spanjës e më pas me Shqipërinë.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani