SHQIPËRIA
Miqësorja ndaj Lihtenshtajnit, formacioni i mundshëm i Shqipërisë
3 June, 2024 @13:05
11 ditë para fillimit të Kampionatit Evropian, Kombëtarja Shqiptare ndodhet në Austri, aty ku po e kalon fazën përgatitore.
Sonte me fillim nga ora 20:00, Shqipëria e zhvillon një ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtajnit në Hungari, takim në të cilin braziliani Sylvinho do ta testojë skuadrën për herë të parë këtë muaj, e më pas më 7 qershor e luan miqësoren e fundit para Evropianit. Atë ndeshje Shqipëria e luan ndaj Azerbajxhanit.
GRUPET EURO2024 DHE ORARI I NDESHJEVE
Për dallim nga lojtarët e tjerë që i janë bashkuar fazës përgatitore pothuajse që nga fillimi, për shkak të angazhimeve më të gjata me Atalantën, Berat Gjimshiti pritet që t’i bashkohet grupit sot (3 qershor) dhe nuk pritet të luajë sonte, ndërkohë Amir Abrashi i është bashkuar grupit dje.
Siç njofton Panorama, duke qenë se vjen nga një lëndim i gjatë, Etrit Berisha pritet të mos startojë sonte, e në vend të tij pritet të jetë Thomas Strakosha.
Sonte formacioni i mundshëm startues është ky:
Strakosha; Hysaj, Ismajli, Mihaj, Mitaj (Aliji); Ramadani, Asllani; Asani, Bajrami, Hoxha; Daku.
Gjithsesi, duke qenë se përballë është një kundërshtar si Lihtenshtajni, pritet që Sylvinho të bëjë shumë ndryshime dhe t’i testojë shumicën e futbollistëve.