MIQËSORJA E PARË E QERSHORIT
Testi i parafundit para EURO 2024, sonte
3 June, 2024 @12:10
Shqipëria sonte luan miqësoren e parë të qershorit, ndërsa ndeshjen e parafundit miqësore para fillimi të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”. Kuqezinjtë do të presin Lihtenshtajnin në Hungari, ku do të luajnë përballjen që nis në ora 20:00.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, gjatë javës së kaluar publikoi listën me 27 lojtarë të ftuar për EURO 2024, prej të cliëve vetëm njëri do të mund të bie nga kombinimi përfundimtar drejt evropianit.
Përballja Shqipëria - Lihtenshtajni luhet prej orës 20:00 në stadiumin Haladas të Szombathelyt të Hungarisë, ndërsa ka kapacitet prej rreth 9 mijë ulësesh. Ndeshja pritet të jetë test i ofanzivës për kuqezinjtë, pasi që cilësia e Lihtenshtajnit nuk është ajo e rivalëve të kuqezinjëve në Grupin B të EURO 2024, ku do të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë ndaj Italisë, Kroacisë e Spanjës.
Katër ditë më vonë, Sylvinho do të ketë edhe testin e fundit ku në të njëjtin vend e stadium pret Azerbajxhanin.