VLERËSON PARAQITJEN
Shkëmbi: Hoxha shumë i mirë, Asllani e Bajrami më seriozët
3 June, 2024 @23:15
Ish-trajneri i Lirisë, Ballkanit, Teutës dhe aktualisht i të rinjve të kombëtares shqiptare U-19, Bledi Shkëmbi në analizën e bërë pas ndeshjes duke folur në Supersport ka thënë se pjesa e parë e ndeshjes së Shqipërisë ndaj Lihtenshtajnit i la përshtypje shumë të mira, kurse ka veçuar edhe disa futbollistë që bënë dallimin sonte.
“Te pjesa e parë dua ta veçojë Arbër Hoxhën, ka qenë ndër më të mirët e 45 minutave të para të ndeshjes,” ka thënë fillimisht korçari.
“Ajo që më bëri përshtypje është se asnjëherë më parë në miqësore nuk kam parë kësi serioziteti nga lojtarët. Prej të parit minut deri te i fundit, të gjithë seriozë, jo-egoistë. Dukej një skuadër që ka në mendje Italinë në EURO. Kristjan Asllani e Nedim Bajrami kanë qenë më seriozët dhe bënin gjithçka për të gjetur zgjidhje dhe luanin për të shënuar ekipi,” ka shtuar ndër të tjera Shkëmbi.