Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MERR DETYRËN!

Fabregas edhe zyrtarisht bëhet kryetrajner i Comos

Fotot: Como

Fabregas edhe zyrtarisht bëhet kryetrajner i Comos


21 July, 2024 @16:28

Spanjolli Cesc Fabregas edhe zyrtarisht është bërë kryetrajner i Comos, që në stinorin e kaluar iu rikthye Serie A-së.

Fabregas më parë punoi aty si ndihmës-trajner, ndërsa në disa raste kreu punën edhe të kryetrajnerit.

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Arsenalit, tash 37-vjeçari Fabregas ka nënshkruar kontratë 4-sezonale me ekipin e Comos.

Como iu rikthye Serie A-së pas 21 vitesh mungesë.

Në xhiron e parë të stinorit të ri të Serie A-së, Como do të ndeshet me rekord-kampionin italian, Juventus, në përballjen e 19 gushtit.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A