Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SKOCEZI NË NAPOLI

Napoli siguron edhe mesfushorin e Manchester Unitedit

Fotot: SSCNapoli/ fb

Napoli siguron edhe mesfushorin e Manchester Unitedit


31 August, 2024 @8:24

Pas transferit të sulmuesit të Chelseat, Romelu Lukaku, Napoli dje ka siguruar dhe ka zyrtarizuar edhe mesfushorin tejet punëtor të Manchester Unitedit Scott McTominay.

Napoli i drejtuar nga Antonio Conte ka bërë transferin e plotë të lojtarit duke arritur marrëveshje për 30.5 milionë euro me ekipin nga “Old Trafford”, por gjithashtu i ka dhënë djajve të kuq edhe 10% fitim nga shitja e ardhshme potenciale e lojtarit.

McTominay ka qenë në vitin e fundit të kontratës me Manchester Unitedin, ndërsa Napoli i dha atij kontratë 4 vjeçare ku do të përfitojë rreth 3 milionë euro rrogë vjetore, kanë bërë të ditur mediat italiane.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League