Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË MOMENTET E FUNDIT TË AFATIT KALIMTAR

Armando Broja mbetet në Premier Ligë, ndërron ambient

Foto: Chelsea/ fb

Armando Broja mbetet në Premier Ligë, ndërron ambient


31 August, 2024 @5:32

Në momentet e fundit të afatit kalimtar mbrëmë vonë, Chelsea ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për të huazuar sulmuesin rezervë të ekipit Armando Broja drejt Evertonit.

Broja 22 vjeç është huazuar deri në fund të këtij stinori te Everton, ndërsa këta të fundit do të kenë edhe munëdsinë e blerjes së lojtarit si opcion në verën e ardhshme. Sulmuesi i Shqipërisë ka një lëndim dhe vështirë se mund të kthehet në 100%-shin e tij deri në tetor.

Armando Broja

Everton ka shprehur kënaqësinë përmes drejtorit të futbollit në klub Kevin Thelwell për angazhimin e Brojës, ndërsa futbollisti ka kontratë valide me Chelsean deri në vitin 2028. Ky është huazimi i radhës për Brojën pas atij te Vitesse, Southampton dhe Fulham.

“Armando është ende lojtar i ri që ka ndërtuar përvojë impresive dhe është lojtar që ende ndjen se ka shumë potencialpër të treguar në vazhdim,” ka thënë Thelwell me rastin e arritjes së marrëveshjes me Chelsean.

Armando Broja

Everton ende nuk ka shënuar gol këtë stinor në Premier Ligë, ndërsa trajneri Sean Dyche do të shpresojë që me Brojën, kur të jetë plotësisht i gatshëm, ekipi të shtojë fuqi në sulm të skuadrës.


 
Të gjitha lajmet nga Shqipëria