Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DALIN NË SHITJE BILETAT

Biletat për Shqipëria-Gjeorgjia, prej 5 deri në 200 euro!

Fotot: FSHF

Biletat për Shqipëria-Gjeorgjia, prej 5 deri në 200 euro!


17 July, 2024 @12:40

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) pas aventurës në EURO 2024, ka bërë të ditur dje se ka filluar shitjen e biletave për ndeshjen e parë të kuqezinjëve për garat e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve 2024/25.

Shqipëria është në Grupin 1 të Ligës B të Kombeve, ndërsa kundërshtarë në grup ka Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Ndeshjen e parë Shqipëria e luan jashtë ndaj Ukrainës më 7 shtator, ndërsa më 10 shtator është nikoqire në “Air Albania” ndaj befasisë së EURO 2024, Gjeorgjisë.

Këta të fundit debutuan në EURO këtë vit dhe me të parën siguruan daljen në të tetën e finales së garës, ku më pas u eliminuan nga ekipi që doli kampion evropian në fund, Spanja.

Biletat për ndeshjen Shqipëria-Gjeorgjia kanë dalë në shitje online dje, ndërsa çmimet janë prej 5 euro (500 lekë) deri në 200 euro (20000 lekë) varësisht nga pjesa e stadiumit për të cilat përzgjedhen ato.

Çmimet e biletave prapa golave janë 1000 lekë, ndërsa në sektorët tjerë vinë duke u shtuar. Pjesa e këndit prapa golit lart, është 500 lek, që ka çmimin më të lirë nga të gjitha. Ndërsa pjesa ballore nën sektorin e mediave dhe VIP sektorit, shkon në 8000 lekë.

Pra, nëse shikohet harta e stadiumit si në fotografinë e ballinës, atëherë ulëset te ngjyrat e kaltëra janë 1000 lekë, vjollcet 500 lekë, të verdhat 2500 lekë, të verdhat e zbehta në qendër 4000 lekë, ndërsa sektori i gjelbër i hapur ka çmimin 20000 lekë, e gjelbër e mbyllur 8000 lekë.

Duelet e shtatorit në Grupin 1 të Ligës B të Kombeve ku bën pjesë Shqipëria janë:
07.09.24 - 18:00 Gjeorgjia - Çekia
07.09.24 - 20:45 Ukraina - Shqipëria
10.09.24 - 20:45 Shqipëria - Gjeorgjia
10.09.24 - 20:45 Çekia - Ukraina

ORARI I TË GJITHA NDESHJEVE


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve