Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E SHPJEGUAR KREJT

Liga e Kombeve 2024/25: Shorti, vazot, orari - gjithçka që duhet të dini për sonte!

Liga e Kombeve 2024/25: Shorti, vazot, orari - gjithçka që duhet të dini për sonte!


8 February, 2024 @14:36

Sonte nisin ethet, emocionet dhe planet për të gjitha vendet pjesëmarrëse evropiane për edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Edicioni i katërt i garës më të re të UEFA-së për shtete ka pasur pëlqim nga publiku i përgjithshëm, por edhe nga vetë pjesëmarrësit, pasi që u mundëson një dritare dhe shpresë për kualifikim në garat e mëdha të futbollit nga kontinenti i Evropës.

Kështu, pas triumfit të Portugalisë në edicionin 2018/19, Francës në 2020/21 dhe Spanjës në 2022/23 edicioni i katërt i Ligës së Kombeve do t’i mësojë finalistët gjatë vitit të ardhshëm. Por, për skuadrat tjera që nuk garojnë për trofe, do të jetë një shpresë e madhe për kualifikim drejt Botërorit, përmes playoffit të kësaj gare.

Për këtë arsye, Kosova që gjindet në kategorinë e tretë të kësaj gare, Ligën C të Kombeve, do të duhet të synojë ta fitojë grupin ashtu që të sigurojë edhe kalimin në Ligën B, por edhe playoffin për Botëror. Kjo, pasi që kualifikimi për Kampionat Botëror është më i vështirë se ai për Kampionat Evropian.

Nga ora 18:00 në Paris, bazuar në rezultatet e Ligës së kaluar të Kombeve janë renditur në vazot përkatëse që do të krijojnë ligat përkatëse. Janë 54 anëtare të UEFA-së që do të marrin pjesë në short, ndërsa secila do të shpresojë për një short “të mirë” për të ngjallë objektivat dhe synimet.

LIGA A E KOMBEVE:

Vazo 1: Spanja, Kroacia, Italia, Holanda
Vazo 2: Danimarka, Portugalia, Belgjika, Hungaria
Vazo 3: Zvicra, Gjermania, Polonia, Franca
Vazo 4: Izraeli, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Skocia.

LIGA B E KOMBEVE:

Vazo 1: Austria, Çekia, Anglia, Uellsi
Vazo 2: Finlanda, Ukraina, Islanda, Norvegjia
Vazo 3: Sllovenia, Irlanda, Shqipëria, Mali i Zi
Vazo 4: Gjeorgjia, Gerqia, Turqia, Kazakistani.

LIGA C E KOMBEVE:

Vazo 1: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu
Vazo 2: Azerbajxhani, Kosova, Bullgaria, Ishujt Faroe
Vazo 3: Maqedonia Veriore, Sllovakia, Irlanda Veriore, Qiproja
Vazo 4: Bjellorusia, Lituania/Gjibraltari*, Estonia, Letonia.

LIGA D E KOMBEVE:

Vazo 1: Lituania/Gjibraltari*, Moldavia
Vazo 2: Malta, Andorra, San Marinoja, Lihtenshtajni.

Kosova, ka nisur pjesëmarrjen nga Liga D e Kombeve fillimisht. Duke e fituar grupin u ngrit në Ligën C të Kombeve, por në dy edicionet e fundit nuk performoi mirë dhe në dy ndeshjet e fundit teorikisht shpëtonte nga rënia në Ligën D. Kësaj radhe “Dardanët” duhet të tentojnë fitimin e grupit patjetër, ashtu që të sigurojnë playoffin për Botërorin e radhës që mbahet në SHBA, Kanadë e Meksikë, e njashtu edhe kalimin në Ligën B të Kombeve.

Shqipëria në anën tjetër, nga Liga C është ngritur në Ligën B të Kombeve dhe ka shfaqur objektiv kalimin në Ligën A të Kombeve, ku garojnë ekipet elitare të Evropës.

Shorti u hodh.

Datat e ndeshjeve janë përcaktuar prej tash, ndërsa pritet të saktësohen duelet brenda-jashtë dhe orari. Përndryshe, datat e rezervuara janë prej shtatorit deri në nëntor të këtij viti kur do të kuptohen renditjet përfundimtare në secilin grup të secilës ligë.

Java 1: 5-7 shtator 2024
Java 2: 8-10 shtator 2024
Java 3: 10-12 tetor 2024
Java 4: 13-15 tetor 2024
Java 5: 14-16 nëntor 2024
Java 6: 17-19 nëntor 2024.

Shorti për playoff në raundin kualifikues: nëntor 2024
Playoffi i raundit kualifikues: 20-25 mars 2025
Çerekfinalet e Ligës A: 20-25 mars 2025
Turneu final: 4-8 qershor 2025.

Risitë e edicionit të katërt të Ligës së Kombeve janë që edhe ekipet e renditura në vend të dytë dhe të parafundit në grupet përkatëse të kenë shpresa. Pse? Sepse, ekipet e renditura në pozitë të tretë në grupet e Ligës A dhe vendet e dyta nga grupet e Ligës B, si dhe ekipet e renditura në vend të tretë të grupeve të Ligës B dhe vendet e dyta në grupet e Ligës C, do të luajnë playoff për ngritje/rënie nga Liga përkatëse. Njëjtë, edhe për dy ekipet më të mira nga vendet e fundit të grupeve të Ligës C të Kombeve me vendet e dyta nga Liga D.

*Fituesi përcaktohet në playoffin e marsit 2024.

 


 
Të gjitha lajmet nga Liga e Kombeve