Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHORTI PËR PLAYOFF, DREJT EUROs

Shorti për playoff drejt EURO 2024, sot

Shorti për playoff drejt EURO 2024, sot


23 November, 2023 @10:53

UEFA sot do të tërheq shortin për duelet e playoffit për kualifikim në EURO 2024. Ekipet që s’arritën të shkojnë direkt nga kualifikimet e rregullta, do të kenë mundësinë që përmes performancës në Ligën e Kombeve 2022/23 të sigurojnë nga një vend në EURO, ashtu që të plotësojnë tre vendet e zbrazëta për evropian.

Sa i përket Kosovës, ajo nuk ka pasur gjasa reale për PlayOff drejt EUROs, pasi që ka mbledhur vetëm 9 pikë në Ligën e Kombeve 2022/23, duke shënuar fitore dy herë ndaj Qipros dhe një herë ndaj Irlandës Veriore. Po ta kishte fituar Kosova së paku edhe një ndeshje, atëherë ajo do të ishte sot 100% në PlayOff të Ligës C të Kombeve dhe do t’ia zinte vendin Luksemburgut.

PlayOff i Ligës A:

Polonia — Estonia
Uellsi — Finlanda/Ukraina/Islanda

-

PlayOff i Ligës B:

Izraeli — Ukraina/Islanda
Bosnja e Hercegovina — Finlanda/Ukraina

-

PlayOff i Ligës C:

Gjeorgjia — Luksemburgu
Greqia — Kazakistani

-

Duelet e PlayOffit luhen nga një lojë, pra pa ndeshje kthimi. Shorti do të përcaktojë vendasin për në finale të PlayOffit, derisa ekipet që fitojnë gjysmëfinalet shkojnë në finale.

Fituesi i finales nga secila Ligë, do të sigurojë biletën për EURO-2024 dhe do të shkojë në vazon e katërt për shortin e fazës grupore të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian