MINUTAT E FUTBOLLISTËVE TË KOSOVËS
Të ftuarit dhe minutat e tyre te Kosova
23 November, 2023 @8:03
Mbi 40 futbollistë u ftuan në ciklin kualifikues për EURO 2024 nga përzgjedhësit e Kosovës. Të 41 lojtarët në mënyra të ndryshme ndihmuan Kosovën në kuadër të ciklit kualifikues, për të mbyllur ato në pozitë të pestë të renditjes tabelare në kuadër të Grupit I.
Kosova u rendit nën Rumaninë, Zvicrën, Izraelin dhe Bjellorusinë, për të qenë vetëm mbi Andorrën, nën drejtimin e nisur nga Alain Giresse, e të përfunduar nga Primoz Gliha.
TopSporti.com në llogaritjen e minutave të lojtarëve të kaluar në fushë, ka nxjerrë sipas pozitës për të gjithë pjesëmarrësit e Kosovës në këtë kampanjë minutazhën e kaluar në fushë.
E aty shihet shumë mirë se pos 5-6 lojtarë që bëjnë dallimin, të tjerët janë lojtarë të një klasi pak më të ulët. Përndryshe, nëse Kosovës për çfarëdo arsye i mungojnë Amir Rrahmani, Milot Rashica, Vedat Muriqi - që duket të jenë si palcë kurrizore e Kosovës - atëherë gjithçka do të jetë edhe më e vështirë për Dardanët.