Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA KUALIFIKOHET!

Kosova U19 pa humbje, kualifikohet në Elite Round

Kosova U19 pa humbje, kualifikohet në Elite Round


21 November, 2023 @16:52

Reprezentacioni U19 i Kosovës ka siguruar Elite Round për EURO 2024, duke barazuar sot me Maltën U19, 2-2. Kosova e drejtuar nga Agim Maliqi ka dalë e pamposhtur nga grupi si vend i dytë, pasi që mposhti Ukrainën lidere dhe barazoi ndaj Sllovakisë dhe Maltës, për të kaluar tutje me 5 pikë.

Malta mori epërsinë herët por, Kosova përmbysi gjithçka që në pjesë të parë, para se të shënojë edhe njëherë, por goli i tretë u anulua për ofsajd. Deri në fund Malta barazoi rezultatin, por pa rrezik për të rinjtë dardanë pasi që me barazim shkuan tutje: Malta - Kosova 2-2 [Fenech 6’, Caruana 82’pen. - Bujupi 39’pen., Gërbovsi 42’].

Bujupi shënoi për barazim, pasi që Gashjani kishte siguruar penalltinë kur u faulua në zonë, ndërsa Gërbovsi shënoi bukur për të dalë në epërsi, kur qëlloi portën kundërshtare nga rreth 17-metra.

TABELA PËRFUDIMTARE:


Grupi 7

1. Ukraina 6p.
2. Kosova 5p.
3. Sllovakia 4p.
4. Malta 1p.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian