Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHITJA ONLINE — VAZHDON

Shumë pak bileta të shitura për Kosova - Bjellorusia

Shumë pak bileta të shitura për Kosova - Bjellorusia


20 November, 2023 @18:44

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar edhe njëherë thirrjen për blerjen e biletave për ndeshjen e fundit të Kosovës në ciklin kualifikues për EURO 2024.

Kosova pret nesër Bjellorusinë në “Fadil Vokrri” në përballjen që nis prej orës 20:45, ndërsa është ndeshja e fundit për këtë cikël. Kosova nuk ka gjasa për kualifikim tutje. Ndërsa Bjellorusia ka qenë ekipi që ia shkaktoi humbjen e parë Kosovës në grup, prej ku Dardanët nuk u këndellën për të humbur gjasat më tej.

Biletat janë me çmime të zakonshme që i shet FFK, duke nisur prej 5 euro prapa golave, 10 euro në Lindje dhe 20 euro në Perëndim. Pos Perëndimit që ka pak më shumë të shitura, por as gjysmën jo, pjesët tjera të stadiumit janë edhe më pak të shitura, prandaj nëse vazhdon ky trend, atëherë nuk pritet të ketë as 5 mijë publik për të mbushur së paku gjysmën e stadiumit për këtë duel, që numëron 12 mijë e 200 ulëse.

REZULTATET, TABELA dhe ORARI


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian