Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRSËRI BARAZIM NDAJ ZVICRËS

Kosova barazon, Zvicra kualifikohet

Foto: FFK

Kosova barazon, Zvicra kualifikohet


18 November, 2023 @23:19

Përkundër mungesave të mëdha, Kosova ka arritur që të dalë e pamposhtur edhe njëherë në duel ndaj Zvicrës, që është bartës e grupit. Zvicra në anën tjetër me barazim sonte 1-1, falë fitores së Rumanisë ndaj Izraelit ka siguruar kualifikimin e tretë me radhë në evropian.

Zëvendësuesi debutues, Muhamet Hyseni është treguar vrasës në ndeshje, duke shënuar në rastin e parë që iu paraqit (82’), për të barazuar dhe për t’i dhënë gëzim të madh Kosovës - që në pjesën më të madhe të ndeshjes ishte nën presionin zviceran. Ai u asistua nga Mërgim Vojvoda, të cilin Xherdan Shaqiri s’e mbuloi. E Zvicra, humbi disa raste të mira në pjesë të parë për të shënuar në fillim të pjesës së dytë. Ka qenë Ruben Vargas (48’) që shënoi për epërsinë e tyre, pas një reagimi tepër të ngathët të mbrojtjes së Kosovës. Vargas shënoi nga afërsia me kokë. 

TABELA, ORARI dhe REZULTATET

E në pjesë të parë, ka qenë Elbasan Rashani që ka pasur rast tepër të mirë - i vetmi i pjesës së parë për ekipin e Primoz Glihës, por topi shkoi pak pranë shtyllës (38’). Në pjesë të dytë u inkuadruan Lirim Kastrati e Altin Zeqiri, ndërsa më vonë edhe Meriton Korenica, Muhamet Hyseni e Kreshnik Hajrizi.

Barazimi 1-1, bëri që Kosova të marrë një pikë, që e mbanë ende në vend të katërt në Grupin I, pa gjasa për kualifikim. Ndërkaq Zvicra me barazim, festoi sigurimin e EUROs.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian