Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUTBOLLISTI I KOSOVËS

Hadërgjonaj: Kjo është ndeshje speciale

Foto: FFK

Hadërgjonaj: Kjo është ndeshje speciale


18 November, 2023 @10:40

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është shprehur pak më emotiv nga të tjerët për ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës, pasi që futbollisti ka qenë i lindur dhe i rritur aty, ndërsa kaloi te Kosova A, pasi që kishte kaluar grupmoshat e helvetëve.

“Për mua është ndeshje speciale, pasi kam lindur dhe jam rritur këtu. Nuk do ta harroj gjatë tërë jetës sime pasi do të kem shumë familjarë në tribuna. Nuk do të jetë një situatë e tillë vetëm për mua, por edhe për shumë bashkëlojtarë. Me padurim presim ndeshjen, pasi në stadium do të kemi përkrahje të madhe dhe shpresoj që me një paraqitje të mirë do ta gëzojmë popullin kosovar dhe të gjithë ata në stadium me një fitore”, ka theksuar Hadërgjonaj.

TABELA, ORARI dhe REZULTATET

Kosova kishte barazuar 2-2 me Zvicrën në Prishtinë. Pas kësaj Dardanët mposhtën Andorrën dhe Izraelin, por gjasa logjike për EURO 2024 më nuk ka. Kosova sonte është mysafire e Zvicrës në St Jakob-park të Baselit në ndeshjen që nis prej 20:45.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian