DEKLARATA E PËRZGJEDHËSIT TË SHQIPËRISË
Sylvinho: Jam krenar që jam përzgjedhës i Shqipërisë
17 November, 2023 @21:35
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Shqipërisë, braziliani Sylvinho, është shprehur me lumturi të madhe për arritjen madhore me ekipin e tij, derisa Shqipëria me barazimin sot në Moldavi, ka siguruar edhe matematikisht kualifikimin në “Gjermania 2024”.
Pasi që ka përgëzuar secilin për suksesin e arritur, selektori brazilian i kuqezinjëve ka thënë se është krenar që ka drejtuar një kombëtare si kjo. Ai bile ka shtuar se kjo, po qe se ka qenë edhe mjaft e merituar.
“I falenderoj të gjithë në këtë rrugëtim. Pas kësaj, falenderoj lojtarët për punën fantastike, bashkë me ekipin mbështetës. Jam krenar që jam trajner i Shqipërisë. Nuk jam vetëm unë meritor, por ndihmësit, stafi im, i gjithë zinxhiri,” ka thënë ndër të tjera Sylvinho pas ndeshjes.
Shqipëria emëroi Sylvinhon selektor në fillim të këtij viti. Kampanjën kualifikuese e nisi me humbje nga Polonia. Por, që nga ajo ditë, kuqezinjtë më nuk njohën humbje, ndërsa në shtëpi shkelën të gjithë kundërshtarët radhazi.