Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAPITENI I SHQIPËRISË, NË KONFERENCË PËR SHTYP

Gjimshiti: Nuk nisemi për barazim, vetëm fitore!

Fotot: FSHF

Gjimshiti: Nuk nisemi për barazim, vetëm fitore!


Teksti: FSHF

16 November, 2023 @21:12

Kapiteni Berat Gjimshiti vlerësoi kundërshtarin dhe theksoi se kuqezinjtë do të futen në fushë për të marrë tre pikët, siç bëjnë gjithmonë.

A ju kujton mbrëmjen e Armenisë kjo? – Po, sigurisht që ka kujtime, sidomos kur je sërish në aeroplon dhe ke prapë në dorë kualifikimin. Sigurisht që të kujtohen ato momente të bukura dhe pozitive. Ka qenë një ndjenjë shumë e mirë dhe duhet ta përsëritim. Ka shumë lojtarë në këtë ekip që nuk e kanë përjetuar atë që e kemi përjetuar ne që jemi pak më të vjetër. Do japim gjithçka në fushë.

TABELA, REZULTATET dhe ORARI

A jeni më seriozë së duhet këtë herë? Brenda ekipit jemi njëlloj. Presioni rritet sa më afër kualifikimit je. Besoj se presioni transformohet më së miri në fushë, presioni edhe mund të ndihmojë. Nuk duhet të shqetësohemi. Ne që kemi më shumë eksperiencë duhet t’i ndihmojmë më të rinjtë. Edhe trajneri bën punën e tij, e di çfarë u flet. E dimë se jemi shumë afër kualifikimit, por nuk duhet të harrohet rruga që kemi bërë deri këtu për ta bërë ëndrrën realitet.

Sylvinho & Gjimshiti

Sa e vështirë do jetë? – Do jetë ndeshje e vështirë, siç kanë qenë edhe ndeshjet e tjera të them të drejtën. Do e përballojmë si gjithmonë. Nuk e harrojmë ndeshjen në ‘Air Albania’, deri në minutën e 60-të kur bëri gjuajtjen Asani nuk kishim shumë raste për të shënuar gol. E dimë vështirësinë në këtë ndeshje. Jemi përgatitur shumë mirë për t’i përballuar ato që ndodhin në fushë. Të shkojmë të gjithë në një drejtim.

TABELA, REZULTATET dhe ORARI

A do bëjmë llogari nesër? – Unë, por as ekipi, nuk do të hyjmë në fushë për barazim. Asnjë ekip nuk futet në fushë për një pikë. Në natyrë e kemi që të futemi në fushë për tre pikë, kështu do jetë edhe nesër. Nëse nuk futesh me atë mentalitet ke shumë mundësi të gabosh akoma më shumë.


NGA KONFERENCA E SELEKTORIT SYLVINHO

Syvinho pyetet për vendin e parë në grup dhe inteligjencën taktike

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Syvinho pyetet për vendin e parë në grup dhe inteligjencën taktike

16/11/23 @ 21:04

SEANCA E FUNDIT STËRVITORE PARA UDHËTIMIT

Me motiv maksimal ndaj Zvicrës

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Me motiv maksimal ndaj Zvicrës

16/11/23 @ 15:53

BILETAT

Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosova - Bjellorusia

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Nis shitja e biletave për ndeshjen Kosova - Bjellorusia

16/11/23 @ 12:15

FORMACIONI I MUNDSHËM i SHQIPËRISË!

11-shja potenciale e Shqipërisë ndaj Moldavisë

Kualifikimet për Evropian/Shqipëria/International

11-shja potenciale e Shqipërisë ndaj Moldavisë

16/11/23 @ 08:35

ZVICRA NUK E SIGURON KUALIFIKIMIN!

Xhaka rekorder i Zvicrës në barazim ndaj Izraelit

Kualifikimet për Evropian/International/Sportistë shqiptarë në botë

Xhaka rekorder i Zvicrës në barazim ndaj Izraelit

15/11/23 @ 22:43

SHI E ERËRA TË FORTA

Stërvitja në shi, Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshje ndaj Zvicrës

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Stërvitja në shi, Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshje ndaj Zvicrës

15/11/23 @ 14:36

STËRVITJA E KOSOVËS, PARA NDESHJES NDAJ ZVICRËS

Hadërgjonaj dhe Vojvoda kthehen, Muriqi mungon

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Hadërgjonaj dhe Vojvoda kthehen, Muriqi mungon

15/11/23 @ 11:54

TE GRUPI I KOSOVËS

Me fitore sonte, Zvicra do të sigurojë evropianin

Kualifikimet për Evropian/International

Me fitore sonte, Zvicra do të sigurojë evropianin

15/11/23 @ 11:29

INTERVISTA E SYLVINHOS PËR UEFA-në

Sylvino pë UEFA-në: “Gjithçka duhet të bëhet me zemër, sepse lojtari përfaqëson kombin”

Evropiani/Kualifikimet për Evropian/Shqipëria

Sylvino pë UEFA-në: “Gjithçka duhet të bëhet me zemër, sepse lojtari përfaqëson kombin”

15/11/23 @ 11:01

TOP ME TEKNOLOGJI TË RE

EURO 2024: “Fussballliebe” me teknologji të re brenda topit

Evropiani/Kualifikimet për Evropian

EURO 2024: “Fussballliebe” me teknologji të re brenda topit

15/11/23 @ 10:49


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian