Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZVICRA NUK E SIGURON KUALIFIKIMIN!

Xhaka rekorder i Zvicrës në barazim ndaj Izraelit

Xhaka rekorder i Zvicrës në barazim ndaj Izraelit


15 November, 2023 @22:43

Granit Xhaka sonte në ndeshjen që Zvicra e luajti ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024 është bërë rekorder i ri i shtetit që e përfaqëson. Ai është bërë lojtari me më së shumti paraqitje për Zvicrën, duke e arritur shifrën e 119 paraqitjeve për helvetët.

Por, me barazimin e pafat të tyre ndaj Izraelit, që shënoi vonë në ndeshje për 1-1, Zvicra nuk ka arritur ende të sigurojë kualifikimin për në “Gjermania 2024” dhe këtë do ta kërkojë në duelin e radhës, ndaj Kosovës më 18 nëntor në Basel.

Granit Xhaka

Zvicra kishte marrë epërsinë në pjesë të parë me golin e shënuar nga Ruben Vargas (36’), mirëpo kah fundi i ndeshjes zëvendësuesi Shon Weissman (88’) barazoi për përfundimtaren 1-1. Ky rezultat i prishi punë Zvicrës, që tash duhet të fitojë njërën nga dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin.

Xherdan Shaqiri nuk u shfrytëzua fare nga selektori Murat Yakin, ndërsa Andi Zeqiri luajti prej minutës së 69 deri në të 90+5, duke hyrë e duke dalë nga ndeshja! Aktualisht Zvicra është e para në Grupin I kualifikues me 16 pikë, sa ka edhe Rumania në vend të dytë. Izraeli i treti ka 12 pikë, ndërsa Kosova e katërta ka 10.

TABELA AKTUALE E GRUPIT dhe REZULTATET E DERITASHME

Në duelet e fundit të nëntorit do të luhen këto ndeshje:

18.11.2023 18:00 Bjellorusia - Andorra
18.11.2023 20:45 Izraeli - Rumania
18.11.2023 20:45 Zvicra - Kosova
21.11.2023 20:45 Andorra - Izraeli
21.11.2023 20:45 Kosova - Bjellorusia
21.11.2023 20:45 Rumania - Zvicra.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian