TE GRUPI I KOSOVËS
Me fitore sonte, Zvicra do të sigurojë evropianin
15 November, 2023 @11:29
E drejtuar nga Murat Yakin, përfaqësuesja e Zvicrës do të luajë sonte ndeshjen e mbetur të Grupit I kualifikues për EURO 2024 ndaj Izraelit. Ndeshja e paraparë të luhet në tetor të këtij viti u shtye, për shkak të situatës së krijuar në Izrael, ndërsa ekipi s’mundi të udhëtoj atëherë. Pos Zvicrës, Izraeli shtyu edhe ndeshjen e tetorit ndaj Kosovës.
Pas kësaj, UEFA caktoi datat e reja për ndeshje, në konsultim me Federatat përkatëse, ndërsa Izraeli pas mysafirllëkut në Prishtinë, ku u mposht nga Kosova 1-0 dhe zbehu gjasat për të shkuar në EURO, sonte ndeshet me Zvicrën në cilësi të nikoqirit, ndërsa ka zgjedhur stadiumin në Felcsut të Hungarisë, ku do të luajë ndeshjet e mbetura si vendas.
REZULTATET, ORARI dhe TABELA AKTUALE
Kështu, sonte prej orës 20:45 Izraeli pret Zvicrën në “Pancho Arena” të Felcsutit. Këtu Zvicra po kërkon fitore, me ç‘rast edhe matematikisht do të sigurojë kualifikimin për në EURO 2024 në Gjermani, ndërsa për vend të dytë gjasat do t’i mbeten shumë më shumë Rumanisë e do t’i pakësohen edhe më Izraelit si vend i tretë. Kapiten i Zvicrës është Granit Xhaka, ndërsa aktualisht sipas statistikave të Squaëka, ai është mesfushori me më së shumti pasime të bëra në TOP-5 ligat evropiane në zonën e rrezikshme të kundërshtarit. Xhaka luan për Bayer Leverkusenin.