Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FTESAT E KOSOVËS

Publikohet lista e të ftuarve, me mungesa e risi

Publikohet lista e të ftuarve, me mungesa e risi


10 November, 2023 @14:42

Me shumë risi, me mungesa të theksuara, Kosova do t’i dalë përballë në tre ndeshjet e fundit për kualifikimet drejt evropianit “Gjermania 2024” përballë Izraelit, Zvicrës dhe Bjellorusisë.

FFK ka botuar listën e të ftuarve nga selektori Primoz Gliha sot, ndërsa nuk ka dhënë shpjegime shtesë, derisa pritet të shihet se si do të deklarohet selektori për përzgjedhjen e bërë.

Kenan Haxhihamza, Muhamet Hyseni - në ftesat e para të tyre për kombëtaren dardane, derisa kapiteni Amir Rrahmani po mungon definitivisht. Edon Zhegrova, Betim Fazliji, Bersant Celina, Leart Paqarada - ndër mungesat tjera te Kosova. Mëposhtë, ftesat e publikuara nga FFK.

PORTIERË:

Arijanet Muric, Visar Bekaj, Kenan Haxhihamza.

MBROJTËS:

Kreshnik Hajrizi, Fidan Aliti, Lumbardh Dellova, Lirim Kastrati, Ilir Krasniqi, Florent Hadërgjonaj, Mërgim Vojdoda.

MESFUSHORË:

Qëndrim Zyba, Florian Loshaj, Florent Muslija, Meriton Korenica, Elbasan Rashani, Milot Rashica, Bernand Berisha, Zymer Bytyqi, Ermal Krasniqi.

SULMUES:

Muhamet Hyseni, Vedat Muriqi, Altin Zeqiri.

Kosova

Kosova në nëntor luan tre ndeshjet e fundit në këto kualifikime, ndërsa pret Izraelin më 12 nëntor në Prishtinë, udhëton për ndeshje ndaj Zvicrës më 18 nëntor dhe mbyll ciklin kualifikues në Prishtinë ndaj Bjellorusisë më 21 nëntor.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian