Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË KËRKIM TË PIKËS QË VULOS KUALIFIKIMIN!

Sylvinho, publikon listën përfundimtare për kualifikime

Sylvinho, gjatë një konference për shtyp/ Foto: FSHF

Sylvinho, publikon listën përfundimtare për kualifikime


10 November, 2023 @12:11

Janë 24 futbollistë në listën e re të Sylvinhos, për të dalë në mejdan kundër Molldavisë dhe Ishujve Faroe, ndërsa Shqipëria po kërkon një pikë të vetme për të siguruar kampionatin e dytë evropian në histori të saj.

Arbnor Muçolli duket të jetë risi në sulm te ftesat, ndërsa shihet edhe rikthimi i Ardian Ismajlit që ishte i lënduar në ndeshjet e tetorit. Përndryshe, kuqezinjtë minimalisht pikën e presin në Moldavi më 17 nëntor, ose në rastin më të gjatë, në Tiranë më 20 nëntor ndaj Ishujve Faroe. Armando Broja nuk është fare i ftuar, njëjtë sikurse edhe Enea Mihaj.

ORARI, TABELA dhe REZULTATET

LISTA E FTESAVE TË SYLVINHOS, PËR NËNTOR:

PORTIERË:

Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati.

MBROJTËS:

Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Fred Veseli, Mario Mitaj.

MESFUSHORË:

Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Nedim Bajrami.

SULMUES:

Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Arbnor Muçolli, Sokol Çikalleshi, Mirlind Daku.

Shqiperia


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian