IZRAELI, VENDAS NË "PANCHO ARENA"
Pas Kosovës, Izraeli pret Zvicrën në Hungari
31 October, 2023 @18:15
Pas situatës së krijuar në Izrael dhe pamundësisë së zhvillimit të ndeshjeve gjatë muajit tetor, UEFA ka përcaktuar përfundimisht edhe orarin e dueleve të mbetura të Izraelit. Ditë më parë u kumtua se ndeshja Kosova-Izraeli do të luhet më 12 nëntor në Prishtinë, ndeshje kjo që u desht të luhej në tetor, por u shtye.
Ndërsa, sot Izraeli ka përcaktuar terrenin vendas në Hungari, e UEFA-ja ka caktuar në bashkëpunim me Federatat përkatëse edhe datën për duelin ndaj Zvicrës (gjithashtu e paraparë fillimisht për tetor, që u shtye) që do të luhet më 15 nëntor në Felcsút të Hungarisë. Tre ditë pas kësaj, Izraeli pret gjithashtu në Felcsút edhe Rumaninë për ndeshjen e radhës, kjo e rregullt sipas orarit të UEFA-së.