Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM!

Bullgaria U21 barazon në fund, për t’ia mohuar fitoren Kosovës U21

Bullgaria U21 barazon në fund, për t’ia mohuar fitoren Kosovës U21


17 October, 2023 @19:17

Ka vendosur një karton i kuq! Kosova U21 që mori avantazhin me penalltinë e Ardit Tahirit në fillim të ndeshjes, ka marrë barazimin e parë në Grupin D kualifikues për EURO 2025.

Shpresat dardane kanë ndarë pikët me ato bullgare në Sofje me plot shi sot, 1-1, edhe pse ishin shumë afër tre pikëve. Barazimi i parë (1-1) në grup erdhi pas dy disfatave të pësuara nga favoritët e grupit, Gjermania U21 dhe Polonia U21.

Me këtë pikë, Kosova U21 ka mbetur nën Bullgarinë U21 në renditje, ndërsa ekipi i drejtuar nga Afrim Tovërlani pas golit ka qenë nën presion thuajse gjatë gjithë kohës dhe ka kërkuar mundësinë përmes kundërsulmeve, që nuk përfundonin si duhet. Sidoqoftë, pak edhe me zhagitje në 20 minutat e fundit, Kosova U21 nuk ka arritur të dalë me fitore nga Sofja. Mundësitë po, por sulmuesit shterp!

Kartoni i kuq direkt i marrë nga Andi Hoti në minutën e 83 hodhi telashe shtesë, ndërsa prezenca e Bullgarisë U21 në 16-shen e Kosovës u shpeshtua dhe pas një korneri dhe topi jo të larguar mirë nga mbrojtja, ka qenë Martin Sorakov që me një goditje nga distanca (rreth 18m) ka shënuar për barazim, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes, përkundër 11 minutave shtesë të dhëna nga referi kryesor i ndeshjes, Jan Petrik nga Çekia.

Tashmë do të mendojnë për duelin e radhës, fiks një muaj pas, përsëri ndaj Bullgarisë U21, por në Kosovë.

TABELA AKTUALE, pas ndeshjes:

1. Polonia 9p.
2. Gjermania 6p.
3. Bullgaria 5p.
4. Kosova 4p.
5. Estonia 1p.
6. Izraeli 0p.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian