Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMBINIMI

Me rezultatet e sotme, Shqipërinë zyrtarisht edhe një pikë e çon në EURO!

Me rezultatet e sotme, Shqipërinë zyrtarisht edhe një pikë e çon në EURO!


15 October, 2023 @22:58

Pas fitores së Çekisë ndaj Ishujve Faroe 1-0 dhe barazimit të Polonisë me Moldavinë 1-1, tashmë të gjitha matematikat janë zyrtare dhe Shqipërisë e tëra që i duhet është një pikë në dy ndeshjet e mbetura të nëntorit (ndaj Moldavisë si mysafire dhe ndaj Ishujve Faroe si vendase) për të siguruar evropianin e dytë në histori.

Kombinimi për Shqipërinë për të siguruar sonte evropianin ka qenë larg vetëm një penallti, pasi që po të kishte barazuar Çekia ndaj Ishujve Faroe, kuqezinjtë do të siguronin sonte EUROn. Sidoqoftë, tashmë EURO-ja është një pikë larg kuqezinjëve të drejtuar nga Sylvinho, që pritet të ndodh në nëntor. TABELA AKTUALE, REZULTATET dhe ORARI I NDESHJEVE


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian