Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TË KUALIFIKUARIT E PARË

Belgjika, Franca dhe Portugalia - vulosin kualifikimin në EURO 2024

Belgjika, Franca dhe Portugalia - vulosin kualifikimin në EURO 2024


14 October, 2023 @0:08

Të gjitha në Gjermani. Franca perfekte, edhe sonte fitoi, duke e mposhtur Holandën në Amsterdam 1-2 [Hartman 83’ - Mbappe 7’, 53’] me golat e Kylian Mbappes për të siguruar edhe matematikisht evropianin. Duke lënë Holandën në mëshirë të Greqisë për ndeshjet e mbetura të Grupit B kualifikues, ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps bëhet pjesëmarrës i radhës në EURO 2024.

Portugalia në anën tjetër, nga Grupi J me dygolëshin e Cristiano Ronaldos shënoi fitoren e shtatë me radhë në grup, për të marrë biletën drejt EURO 2024. Portugalia mposhti Sllovakinë sonte, 3-2 [Ramos 18’, Cristiano 29’, 72’ - Hancko 59’, Lobotka 80’]. Në këtë grup, për vend të dytë do të luftojnë Sllovakia, Luksemburgu dhe deri diku edhe Bosnja.

TABELA AKTUALE, REZULTATET dhe ORARI

Belgjika siguroi biletën për EURO 2024 duke e mposhtur rivalin direkt Austrinë si mysafir në Vjenë. Belgët fituan ndeshjen 2-3 [Laimer 83’, Sabitzer 84’ - Lukebakio 12’, 55’, Lukaku 58’] në një duel ku udhëhiqnin 0-3, për të mbyllë ndeshjen me 2-3 në fund. Austria përkundër humbjes është tepër afër për të siguurar EUROn, por i duhen edhe dy pikë nga dy ndeshjet e fundit për të kompletuar matematikën kualifikuese. Suedia, duket me gjasa minimale të arrijë vendin e dytë.

 


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian