EKIPI I GJYQTARËVE NGA HOLANDA
Gjyqtari që drejtoi duelin e Kosovës, kryesor në Shqipëria - Çekia
11 October, 2023 @9:27
Faqja zyrtare e UEFA-së ka bërë të ditur mbrëmë se dueli mes Shqipërisë dhe Çekisë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024 do të drejtohet nga ekipi holandez i gjyqtarëve.
Danny Makkelie kryesor, me asistentët Hessel Steegstra dhe Jan de Vries do të jenë aktiv në fushë, ndërsa referi i katërt është Alex Bos. Në VAR do të jetë Rob Dieperink, ndërsa aVAR është Jeroen Manschot.
Kujtojmë, Makkelie ka drejtuar duelin Kosova - Rumania në këto kualifikime, kur Kosova barazoi në Prishtinë 0-0 me rumunët. Tre kartona të verdhë kishte dhënë në këtë duel gjyqtari holandez (Dresevic 49’, H. Kryeziu 85’ - Puscas 81’).
Shqipëria është lidere e grupit kualifikues dhe ndeshjen ndaj Çekisë e ka prej më të rëndësishmeve në rrugëtimin kualifikues drejt EURO 2024. Fitorja e mundshme e Shqipërisë në këtë duel, do t’i hapte thuajse krejt rrugën kuqezinjëve për evropianin e dytë në histori.