BASTORET PËR SHQIPËRIA-ÇEKIA
Bastoret: Çekia favorite në “Air Albania”
10 October, 2023 @21:33
Çekia është favorite, sipas bastoreve, në “Air Albania” për ndeshjen e së enjtes, ku Shqipëria pret Çekinë në përballjen kualifikuese të tetorit. FSHF-ja po e quan këtë ndeshje si “finale”, pasi që kuqezinjtë kanë kundërshtar direkt çekët për plasman në EURO. Një fitore e Shqipërisë në këtë duel, do të bënte thuajse të kryer punën për në EURO 2024 që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
E bastorja e njohur bet365 për fitoren e Shqipërisë në këtë ndeshje jep kuotën 3.40, që është më e madhja, në krahasim me barazimin pas 90-minutave lojë që është kuotuar me 3.10, derisa Çekia e Jaroslav Šilhavýt është favorite me 2.30 për fitore.
Gjithashtu, parashikohet që ndeshja të kalojë me pak gola, pasi që zero deri në dy gola kuotohet me 1.53 karshi 2.40 për tre e më shumë gola në ndeshje.
Sa i përket golashënuesve, për të shënuar gol të parët në ndeshje janë tre lojtarë çek, ku Tomas Cvancara ka kuotën 3.10, Mojmir Chytil 3.40 ndërsa Vaclav Jurecka 3.60. Pastaj vjen treshja e Shqipërisë, ku me më së shumti gjasa parashikohet të jenë Ernest Muçi, pasi që kanë kuotë të njëjtë për golin e parë në ndeshje gjatë 90-minutave, sikurse edhe Mirlind Daku e Myrto Uzuni, 3.75.