Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FSHF NDEZ TIFOZËRINË PËRSËRI

Të martën nga mesdita edhe 1139 bileta për Shqipëria-Çekia

Të martën nga mesdita edhe 1139 bileta për Shqipëria-Çekia


9 October, 2023 @22:46

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka bërë të ditur sonte se për shkak që Federata e Futbollit e Çekisë (FACR) nuk ka shfrytëzuar të gjitha biletat në dispozicion që i kishte në “Air Albania” sipas afateve të UEFA-së, biletat e mbetura do t’i shes tifozëve vendas të kombëtares.

1139 bileta në shitje

Kështu, FSHF ka dalë sonte me një njoftim, duke bërë të ditur se do të jenë në dispozicion edhe 1139 bileta saktësisht që do të dalin në shitje nesër (e martë, 10 tetor) në mesditë. Të gjitha këto bileta do të shiten online, ndërsa i takojnë sektorit V101 - V103.

Ylber Ramadani

Kujtojmë, biletat për ndeshjen Shqipëria - Çekia janë shitur në afat të paparë rekord në histori të FSHF-së, ku brenda 3-4 orëve u blenë të gjitha, edhe pse Federata pa njoftoi paraprak shtrenjtoi ato. Sidoqoftë, përkundër bllokimit të sistemit dhe telasheve tjera, biletat u shitën atë natë. E tash, FSHF bën të ditur se prej orës 12:00 të martën më 10 tetor do të mund të blihen edhe 1139 tjera.

TABELA AKTUALE, ORARI I NDESHJEVE dhe REZULTATET

Njoftimi i FSHF-së

“Njoftojmë sportdashësit se ditën e nesërme, e martë, ora 12:00 do të kenë mundësi të blejnë bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki në mënyrë elektronike në faqen https://al.ebileta.al/.
Numri i biletave në dispozicion është 1139 copë, përkatësisht në tribunat V 101 – V 103.
Këto tribuna u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.
Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online.” - ka shkruar njoftimi i FSHF-së.

Nedim Bajrami

Tregu i zi

Një numër i konsiderueshëm i biletave për ndeshjen Shqipëria - Çekia veçse kanë përfunduar në treg të zi, ku më të lirat që në mënyrë të rregullt kushtonin 30 euro (sa një biletë e EURO 2024 që luhet vitin e ardhshëm) janë shitur me minimalisht 100 euro dhe më tepër.

Elseid Hysaj

Kualifikimi në evropian

Shqipëria ndeshjen ndaj Çekisë e konsideron “finale”, pasi që me një fitore potenciale, kuqezinjtë do të bënin hap të madh drejt sigurimit të EURO 2024, që do të ishte kualifikimi i dytë i kombëtares shqiptare në një evropian. Kuqezinjtë janë të parët në Grupin E dhe kanë dy pikë më shumë sesa ndjekësit e parë, Çekia dhe Moldavia. Polonia është e katërta me 6 pikë, ndërsa Ishujt Faroe janë në pozitën e fundit, me 1.

Pas Çekisë, Shqipëria udhëton në Moldavi dhe pret Ishujt Faroe, për dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian