Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETA PLOT, PËR MIQËSOREN

Entuziazmi kualifikues, për miqësore bileta plot

Entuziazmi kualifikues, për miqësore bileta plot


1 October, 2023 @10:53

Derisa ndeshja kualifikuese për EURO 2024, ku Shqipëria pret Çekinë në “Air Albania” dhe që luhet më 12 tetor ka shitur biletat në kohë rekord dhe ka bërë bllokada të ndryshme në faqen e FSHF-së për bileta, përballja e kuqezinjëve miqësore me Bullgarinë ka bileta plot dhe për këtë ndeshje janë shitur aty-këtu ndonjë biletë, edhe pse janë shumë më të lira në çmim.

Derisa për ndeshjen ndaj Çekisë, kualifikuese për EURO 2024 bileta më e lirë ka kushtuar 30 euro dhe janë “avulluar” shpejt, për miqësoren me Bullgarinë që do të luhet më 17 tetor bileta më e lirë kushton 10 euro - dhe ka plot të tilla ende në shitje, thuajse për secilin sektor të mundshëm të stadiumit (që kanë çmime të ndryshme).

Albania vs. Bulgaria, match poster

Shqipëria është në rrugë të mirë për tu kualifikuar për në EURO 2024, pasi që aktualisht është e para në grup dhe luan ndaj rivalit direkt për kualifikim Çekisë në shtëpi. Në përballjen e atjeshme, Shqipëria kishte barazuar me çekët, 1-1. Një fitore potenciale e kuqezinjëve ndaj Çekisë do të kërkonte vetëm edhe sigurimin matematik të kualifikimit në ndeshjet e fundit ku Shqipëria pret Ishujt Faroe dhe udhëton për në Molldavi.


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian