NJOFTIMI I MEDIAVE RUMUNE
Rumania mëson dënimin pas incidenteve në ndeshje ndaj Kosovës
20 September, 2023 @17:04
UEFA ka dënuar Rumaninë me gjobë dhe me ndalesë shikuesish, për shkak të incidenteve të bëra nga tifozët e kombëtares së tyre në përballjen kualifikuese për EURO 2024.
Rumania në këtë ndeshje mposhti Kosovën 2-0. Rumania si shtet, nuk e njeh Kosovën. Ndërkaq, një grup tifozësh rumun shpalosën parolla diskriminuese për shtetin e Kosovës, ndeshja u ndërpre dhe kishte hedhje të gjësendeve në fushë, pos brohoritjeve raciste.
Sipas faqes zyrtare të Federatës së Futbollit të Rumanisë (FRF), UEFA-ja i ka dënuar ata me 52 mijë euro gjobë, ndërsa si shtesë ndeshjen kualifikuese të radhës, ndaj Andorrës do ta luajnë me dyer të mbyllura. Por, në këtë ndeshje do të mund të shkojnë vetëm fëmijët deri në moshën 14 vjeçare.
Vetë media rumune, Digisport ka bërë të ditur se duke ditur numrin e kodeve disciplinore të thyera në atë ndeshje, shumën dhe dënimin në përgjithësi e konsideron të mesëm, për të mos thënë dënim i lehtë.